Serbia do të hapë 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale    

Serbia do të hapë 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale      

 

Serbia është e vendosur t’i mbajë zgjedhjet e veta presidenciale edhe në Kosovë.

Komisioni zgjedhor republikan i këtij vendi, mbrëmë vonë “ka marrë vendimin që në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, që do të mbahen më 2 prill, të hapen 90 vende zgjedhore në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”, njofton tanjug.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është pretendenti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje, ka paralajmëruar se do të mbajë mitingje zgjedhore në vendin tonë./Insajderi.com