Serbia refuzon të ekstradojë bashkëpunëtorët e Sheshelit

Serbia refuzon të ekstradojë bashkëpunëtorët e Sheshelit

Rasim Ljajic, zyrtar në kabinetin e Qeverisë serbe dhe po ashtu kryetar i Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ka thënë se vendi i tij nuk do të ekstradojë tre bashkëpunëtorët e Vojislav Seselit, ndaj të cilëve Interpoli ka lëshuar fletarrest me kërkesë të Tribunalit të Hagës.

Ljalic ka thënë se një gjykatë serbe më herët ka vendosur kundër ekstradimit të tyre.

“Nuk ka ndonjë bazë ligjore për ekstradimin e tyre dhe ne duhet të respektojmë vendimin e marrë nga një organ i pavarur I drejtësisë”, ka thënë ai, njofton B92.

Tribunali i Hagës ka kumtuar se me kërkesë të kësaj gjykate, Interpoli ka shpall fletë arreste të kuqe për tre radikal serb: Petar Jojic, Vjerica Radeta dhe Jovo Ostojic.

Interpoli më 24 mars ka informuar Tribunalin se ka shpallë fletë arreste të kuqe me të cilat kërkohen arrestimi i të akuzuarve, sipas kërkesës së sekretariatit të Tribunalit, përcjellë gazetametro.net.

Urdhër arrestet, gjegjësisht fletë arrestet kundër Jojic’it, Radeta’s dhe Ostojic’it, të cilët ngarkohen për ndikim te dëshmitarët kundër liderit të PRS Vojislav Sesel, ka marrë Kolegji gjyqësor i Tribunalit të Hagës më 5 tetor të vitit të kaluar, ndërsa kah mesi i nëntorit është hequr shenja e konfidencialitetit nga ato./Insajderi.com