“Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së”

“Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së”

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Jadranka Jokisimoviq ka thënë se me marrëveshjet e Brukselit parashihet arritja edhe e një ujdie mbi normalizimin e  plotë të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, ani pse përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të ardhshme nuk është definuar, kjo nuk do të thotë se detyron Serbinë ta  njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Prandaj është prezantuar dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, nga i cili duhet të lindë përmbajtja e marrëveshjes”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova