Serbia nuk do bashkim me Republikën serbe të Bosnjës

Serbia nuk do bashkim me Republikën serbe të Bosnjës

Autoritetet në Serbi nuk duan që Republika Serbe të bashkohet me Serbinë, shkruan sot gazeta “Danas” duke cituar kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përcjell Indeksonline.

Nga kabineti tij kanë thënë kur është pyetur për deklaratën e udhëheqësit të Republikës së Serbisë Milorad Dodik, i cili gjatë një intervistë për Deutsche Welle tërhoqi vizionin e tij kufijtë në Ballkanin Perëndimor, ku republika serbe ti bashkëngjitet Serbisë bash me veriun e Kosovës.

Siç thonë ata, Serbia është pengesa e vetme për shkëputjen e Republika Serbe nga Bosnja.

Në një intervistë me DW, Presidenti i Republikës Serbe gjithashtu deklaroi se referendumi mbi pavarësinë e atij entiteti nuk është aktualisht një temë institucionale.

Ai megjithatë pretendon se BiH nuk do të mbijetojë në asnjë formë.

Dodik thotë se Republika Serbe është një barrë për faktin se Serbia ka mbetur në politikën e ruajtjes së integritetit territorial.