Serbia në prag të hapjes së Kapitullit të nëntë

06.11.2017 10:07
Serbia në prag të hapjes së Kapitullit të nëntë

Grupi Punues për Zgjerim në Bashkimin Evropian ka pranuar një propozim për të negociuar pozicionin e një kapitulli të ri të negociatave me Serbinë.

Ky kapitull që është i nënti, ka të bëjë me shërbimet financiare, merr vesh Vecernji Novosti nga burimet e saj brenda administratës së BE-së, përcjell Klan Kosova.

“Disa zyrtarë shtetërorë janë pajtuar që ky kapitull të hapet pa bërë asnjë komentim”, kanë thënë për mediumin serb nga BE.

Më tej thuhet se ky është për përparim, që po shkon sipas ritmit dhe se pritjet janë që çdo gjë të jetë gati për Konferencën Ndërqeveritare për hapjen e kapitujve se cila pritet të mbahet më 11 apo 12 dhjetor.