Serbia mposht KFOR-in në Bondsteel

Serbia mposht KFOR-in në Bondsteel

NATO dhe Serbia më nuk luftojnë me njëra tjetrën. Të premten ushtarët serb të sjellë me helikopter në tokën e Kosovës, luajtën ndeshje miqësore me kolegët e tyre të Aleancës në kampin Bonsteel me amerikanët.

Ushtarët e armatës së Serbisë dhe KFOR-it luajtën futboll mes vete.

Ideator i kësaj ndeshje është koloneli amerikan që komandon në brigadën multi-nacionale, lindje e Kosovës.

Ai ka thënë se është mirë që po luajnë me kolegët e tyre të ushtrisë serbe, pasi patrullojnë shpesh në linjat kufitare.