Ministria e Drejtësisë ka kthyer sot përgjigjet Gjykatën franceze të Colmarit, për pyjet shtesë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjykata franceze po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Përgjigjet në pyetjet e Gjykatës franceze i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”, shkruan Tanjug.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti me fletë arrest të Serbisë.
Haradinaj pritet të dalë para Gjykatës franceze më 6 prill./Insajderi.com