Serbia kërkon rishikim të privatizimit në Kosovë

Serbia kërkon rishikim të privatizimit në Kosovë

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Serbia do të kërkojë në ngulm në rishikimin e procesit të privatizimit në Kosovë.

Ai ka thënë se privatizimi është i jashtëligjshëm, grabitqar dhe kriminal, por që gjithashtu në kundërshtim me rregullat e brendshme dhe rezolutat ndërkombëtare, shkruan Tanjug.

Pas tryezës së rrumbullakët, në kuadër të dialogut të brendshëm, që është përcjellë nga përfaqësuesit e fakulteteve ekonomike, instituteve dhe shoqatave profesionale, Gjuriq ka thënë se Zyra për Kosovën dhe Metohinë ka krijuar një bazë gjithëpërfshirëse të aseteve.