Serbia inspirohet nga Turqia për të mos e hequr Kosovën nga Kushtetuta

27.07.2016 18:47
Serbia inspirohet nga Turqia për të mos e hequr Kosovën nga Kushtetuta

Kërkesa e parashtruar së fundmi në media, se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetues së saj ka bërë që Kuvendi i Serbisë, të dalë me qëndrim të atillë që e ka rrahuar vendin e tij me Turqinë.

Kësisoj, sipas të gjitha gjasave Serbia do të ndjekë shembullin e Turqisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Këshillit për Jurisprudencë i Kuvendit të Serbisë Petar Petroviq ka thënë se nuk ka nevojë të nxitohet që ta Serbia ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetues, dhe për këtë ka mjaft arsye.

“Personalisht mendoj se nuk duhet nxituar me këtë, pasi ajo është çështje që shkon krahas pranimit të Serbisë në BE. Ne jemi optimist, por kjo nuk do të thotë se kjo punë do të shkojë shpejt”, ka thënë Petroviq.

Ai është thirrur në shembullin e Turqisë, e cila, tash e shumë vite negocion për hyrje në BE e ende as që është përgatitur për të bërë ndërrimin e Kushtetutës së vet./Insajderi.com