Serbia hap edhe dy kapituj me Bashkimin Evropian

Serbia hap edhe dy kapituj me Bashkimin Evropian

Sot, në konferencën ndërqeveritare në Bruksel ,Serbia do të hapë edhe dy kapituj negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç njoftojnë medie serbe, do të hapen kapitulli 6 që merret me të drejtën e shoqërive ekonomike dhe kapitulli 30 që merret me marrëdhëniet ekonomik me botën.

Para vendimit përfundimtar për hapjen e kapitujve të rinj, vendet anëtare, si rëndom, kanë shqyrtuar edhe përparimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, shkruan koha.net.

Në BE pritet që Serbia në pjesën e parë të vitit 2018 të hapë edhe tre kapituj të tjerë.