Serbia falënderon shtetin islamik për mosnjohje të Kosovës

Serbia falënderon shtetin islamik për mosnjohje të Kosovës

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen që i ka dhënë shtetit serb në lidhje me Kosovën.

Gjatë një vizite që Gojkoviç i ka bërë shtetit të Iranit, është takuar me presidentin iranian Hassan Rohani, shkruajnë mediet serbe.

Përmes një njoftimit të zyrës së Parlamentit të Serbisë është njoftuar se Gojkoviç ka falënderuar shtetin iranian për mbështetjen që i ka dhënë integritetit territorial të Serbisë dhe për mosnjohjen e Kosovës.

Gojkoviç ka falënderuar Iranin, po ashtu për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. /Insajderi.com