Serbia falënderon shtetin diktatorial për mosnjohjen e Kosovës

Serbia falënderon shtetin diktatorial për mosnjohjen e Kosovës

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka pritur në takim ambasadorin e ri të Koresë së Veriut në Serbi, Ri Pyong Du, të cilin e ka falënderuar për pozicionimin e shtetit diktatorial të Koresë së Veriut ndaj Kosovës.

Gjatë takimit, Daçiq “shprehu mirënjohjen e tij për pozicionin parimor të Republikës Popullore Demokratike të Koresë në lidhje me çështjen e Kosovës”.

Ministri serb i Punëve të Jashtme ka folur edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj situatës në Korenë Veriore, shkruan Insajderi.

“Duke komentuar situatën në Gadishullin Korean, ai theksoi se Serbia mbështet lehtësimin e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje diplomatike nëpërmjet negociatave të palëve në dialog”, citohet të ketë thënë Daçiq, sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. /Insajderi.com