Serbia falënderon edhe Kazakistanin për mosnjohje të Kosovës

Serbia falënderon edhe Kazakistanin për mosnjohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin e Kazakistanit në Beograd Nurbah Rustemov, ku temë diskutimi ka qenë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Siç njofton Tanjug, Vuçiq ka falënderuar Kazakistanin dhe krerët shtetëror të këtij vendi të cilit nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në takim është biseduar për “Hartën e rrugës” për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë e Kazakistanit nënshkruar para dy vjetësh nga kryeministri i atëhershëm serb Aleksandar Vuçiq ndërsa është shprehur shpresa për vendosjen e shpejtë të linjës ajrore Beograd – Astana.

Zyrtarët e lartë të Serbisë në vazhdimësi janë duke falënderuar shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.