Serbia falënderon Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës

Serbia falënderon Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka falënderuar  ambasadorin algjerian në Beograd, Abdelhamid Chebchoub, për siç e ka quajtur “pozicionin parimor të Algjerisë në lidhje me mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës”.

Kryediplomati serb gjatë këtij takimi “shprehu shpresën se ky vend do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe përpjekjet  për të adresuar çështjen e Kosovës me mjete paqësore nëpërmjet dialogut”.

Nga ana e tij, ambasadori algjerian theksoi se në nivel ndërkombëtar të dyja vendet ndajnë pikëpamje identike ose të ngjashme, si dhe Algjeria mbetet e vendosur në pozicionin e saj parimor për çështjen e mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.