Serbia dhe Kosova pajtohen për “targa prej letre”

08.09.2016 20:17

Serbia dhe Kosova arrijnë marrëveshje për targat

Serbia dhe Kosova pajtohen për “targa prej letre”

Kryesuesja e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë ta ketë kaluar një ditë të lodhshme me 9 orë bisedime, por është e lumtur se rezultati i këtij takimi maratonik ka dhënë rezultatet e veta.

Në vend që veturat me targa të Republikës së Kosovës të ndërrohen me ato të Serbisë në momentin e hyrjes në territorin e shtetit serb, tash nuk do të ndërrohet targa, por mbi atë ekzistuese do të vendoset një targë e shtetit të Serbisë, raporton Insajderi.

Ky nuk është ndonjë dallim i madh mes gjendjes aktuale dhe marrëveshjes së arritur sonte, sipas Tahirit, por ajo cfarë e bënë të rëndësishme është fakti se edhe veturat me targa të Republikës së Kosovës, mbi do të ngjitet një targë e Republikës së Kosovës.

Kjo është marrëveshja që sipas Edita Tahirit, është arritur mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja shteteve.

“Të dyja shtetet do të aplikojnë letër ngjitëse për tabelat e shtetit tjetër. Kjo praktikisht tregon se vetëm reciprociteti mund të jap rezultate në përmirësimin  marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Tahiri, në një paraqitje direkte nga Brukseli, për televizionin publik.

Tahiri tha se tashmë ka mbetur që dy grupet punuese të të dyja shteteve të bëjnë përgatitjet teknike dhe se marrëveshja do të hy në fuqi brenda muajit nëntor të këtij viti./Insajderi.com