Shteti i Serbisë po bën luftë të madhe diplomatike kundër Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në k" />

Serbia dërgon emisarë në 27 vende të botës për të lobuar kundër Kosovës

Serbia dërgon emisarë në 27 vende të botës për të lobuar kundër Kosovës

Shteti i Serbisë po bën luftë të madhe diplomatike kundër Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në konsultim me presidentin, Aleksander Vuçiq, do të dërgojë 19 emisarë specialë në 27 vende për të lobuar kundër Kosovës, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan gazeta serbe Vecernje Novosti, numri i këtyre diplomatëve do të jetë 19 dhe ata do të lobojnë në 27 vende të botës.

Fokus i veçantë i tyre do të jetë lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sidomos kundër anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Novosti