Serbia dërgoi dokumente shtesë kundër Ramush Haradinajt

Serbia dërgoi dokumente shtesë kundër Ramush Haradinajt

 

Ministria serbe e Drejtësisë, ditë më parë ka dërguar në gjykatën  franceze prova shtesë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në mbi 100 faqe.

Ky dokumentacion i dërguar nga Ministria e Drejtësisë kishte për qëllim të tregonte se Haradinaj nuk ishte i ngarkuar me të njëjtat vepra për të cilat ai u lira nga tribunali i Hagës.

Ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviq tha për Tanjug se dokumentacioni shtesë  përmban dëshmitë e dëshmitarëve dhe raportet e Ministrisë së Brendshme, postet ushtarake dhe procesverbalin e vendit të ngjarjes.

Gjykata në Colmar të Francës sot ka shtyrë  vendimin për Ramush Haradinajn për 6 Prill. /Insajderi.com