Serbët hapin uebfaqe me informacione zyrtare të UP-së

Serbët hapin uebfaqe me informacione zyrtare të UP-së

 

Të njëjtat informata zyrtare të faqes së internetit të Universitetit të Prishtinës mund të gjenden edhe në adresën elektronike pa.edu.rs.

Domaini i kësaj faqeje është i Republikës së Serbisë.

Zyrtarë nga Universiteti i Prishtinës, thonë se kjo është vepër e dikujt nga shteti fqinj.

Prorektori Afrim Hoti paralajmëroj veprime ligjore për mbylljen e kësaj faqeje të internetit për të mos shkaktuar huti tek vizitorët e saj, por edhe për shkak se pasi Universiteti i Prishtinës është institucion i shtetit të Kosovës.

“Nga territorei i Serbisë kanë provuar të hyjnë në faqen zyrtare të UP-së gjë kjo e cilla ka ndodhur në muajin e kaluar”, ka thënë Hoti, raporton Klan Kosova.

E sipas ekspertit të teknologjisë së informacionit, Liridon Bahtijarit, uebfaqja e universitetit nuk është e hakuar.

“Çfardo ndryshimi që bëhet në ueb faqen e zyrtare të UP-së bëhet edhe në faqen tjetër ilegale”, thotë Bahtijari.

Sipas tij, hapja e kësaj faqeje duke shfrytëzuar materialin zyrtar të Universitetit të Prishtinës është ilegale./Insajderi.com