Serbët ftohen për bojkot të zgjedhjeve

Serbët ftohen për bojkot të zgjedhjeve

Përçarjet parazgjedhore ndërmjet serbëve në Kosovë para votimeve të së dielës po bëhen gjithnjë e më ta qarta. Parti politike nga Serbia e nga Kosova, por edhe individë nga këto vende, po e kundërshtojnë hapur Listën Srpska si favorizuese e qarqeve shtetërore të Beogradit, transmeton Koha.net.

Sot kundër këtij subjekti politik serb në Kosovë është ngritur edhe Narodni pokret Srba sa Kosova i Metohije „Otadžbina”(Lëvizja Popullores serbe e Kosovë Metohisë – Atdheu) e cila Listën Srpska e ka quajtur pro shqiptare.

“Lidhur me zgjedhjet paraprake lokale që po mbahen me Kushtetutën dhe me ligjet e autoriteteve separatiste të Prishtinës”, lëvizja fton “serbët nga e gjithë krahina jugore e Serbisë që t’i bojkotojnë këto zgjedhje”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate që e boton “jugpress” .

Kumtesa iu ka thënë serbëve se shqiptarët qe 12 vjet nuk kanë dalë në asnjë palës zgjedhje që i ka i ka organizuar Republika Serbisë.

“As në presidenciale dhe as në ato parlamentare. Përkrahje dhe këshilla për bojkot ata kanë pasur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Po këto vende. bashkë me regjimin e Beogradit, tash po i detyrojnë serbët që me daljen e vet në votimet separatiste ta legalizojnë dhe ta legjitimojnë edhe një shtet shqiptar në Ballkan”.

Megjithëkëtë, sipas kumtesës, nëse qytetarët iu nënshtrohen shantazheve dhe presioneve të papara të regjimit të Aleksandar Vuçiqit e dalin në zgjedhje dhe e votojnë Lista Srpskan, atëherë ata e bëjnë gabimin dytë, pasi , thotë ajo, prapa saj qëndron dhuna” që regjimi diktatorial i Vuçiqit po e bën ndaj jo mendimtarëve serbë të njëjtë të tij në Kosovë.

Në fund kumtesa thotë se Lista Srpska me votën e vet ka zgjedhur kryetar të Kosovës Hashim Thaçin dhe e ka sjellë në pushtet Ramush Haradinjan duke e quajtur atë, kështu, më së pakur parti serbe e më së shumti parti shqiptare.