Serbët e veriut përkujtojnë “agresionin” e NATO-s

Serbët e veriut përkujtojnë “agresionin” e NATO-s

Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës, Zyra për Kosovë dhe qytetarët kanë bërë homazhe  për viktimat e bombardimeve në vitin 1999.

“24 mars 1999 është data që mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike, data festohet si kujtim i agresionit penal të NATO-s ndaj vendit tonë”, thuhet në një deklaratë të të ashtuquajturit Autoriteti i Përkohshëm Komunal, raporton Radio Kontakt.

Me këtë rast janë vendosur kurora lulesh  te “Monument për të vërtetën”, në afërsi të urës së Ibrit në orën  12.44.(Klan Kosova)