Serbët duan rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Serbët duan rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Pothuaj 100 për qind e qytetarëve të Serbisë janë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, njoftojnë mediet nga Beogradi.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kanë kthyer shumë vende dhe kjo, sipas tij, është çështje për gjithë shoqërinë, transmeton Koha.net.

Ai në një intervistë për magazinën “Odbrana” (Mbrojtja), ka theksuar se shumë vende kurrë as që e kanë ndërprerë shërbimin ushtarak.

“Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kanë kthyer shumë vende, sikur Suedia. Disa vende nuk e kanë ndërprerë kurrë. Kjo aktualisht është një temë komplekse dhe për të nuk mund të vendosë ministri. Për të duhet të vendosë e gjithë shoqëria”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se gjatë viteve të fundit është folur shumë për këtë temë dhe se në bazë të medieve mund të përfundohet se pothuaj 100 për qind serbëve është për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.