Sëmundja e rrallë: Ajo mbanë mend secilin detaj të jetës së saj

Sëmundja e rrallë: Ajo mbanë mend secilin detaj të jetës së saj

Një grua Australiane ka treguar se si mund të risjellë secilin kujtim që e ka përjetuar që kur ka qenë një foshnje e sapolindur.

Rebecca Sharrock, 27 vjeçare, është njëra nga 80 njerëzit në botë e cila ka Memorie Shumë Superiore Autobiografike (HSAM).

Kjo i mundëson asaj të  ketë një memorie shumë të fuqishme përmes së cilës mund të rikujtojë detaje të jetës së saj përfshirë edhe dhuratat të cilat i ka marrë në ditëlindjen e saj të parë, shkruan The Independent.

Ndërsa kujtimin e parë të jetës e ka kur kishte qenë foshnje vetëm 12 ditëshe, ku tregon që prindërit e kishin marrë të bënin së bashku një foto.

“Si një fëmijë i sapo lindur isha kureshtare të dija se çka ishin mbulesa e ulëses dhe timoni. Por në atë moshë unë nuk kisha zhvilluar aftësinë të ngrihesha dhe eksploroja se çfarë ishin ato objekte”, ka thënë ajo.

Kurse të ëndërrojë ajo mban mend që ka filluar në moshën 18 muajshe.

HSAM i jep asaj edhe aftësinë për të mbajtur informacione, si p.sh. të recitojë librat e lexuar të Harry Potter fjalë për fjalë.

Por kjo gjendje e saj i mundëson të mbajë në mend edhe secilin kujtim të hidhur të jetës së saj, dhe ti rikujtojë ashtu se si kanë ndodhur fije e për pe, dhe kjo është sikurse ajo e shpjegon “një udhëtim në kohë”.

Përveç momenteve të këqija, ajo mund ti ripërjetojë edhe momentet më të mira në detaje, dhe e bën këtë shpesh kur është vetëm.

“Po të mos kisha çfarë të boja gjatë ditës, mund të jetoj në të kaluarën për 24/7”, thotë Sharrock./Insajderi.com