Selmanaj: Vetëm LDK është parti, AAK pa Haradinajn nuk do të ekzistonte

Selmanaj: Vetëm LDK është parti, AAK pa Haradinajn nuk do të ekzistonte

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se në Kosovës ekziston vetëm një parti politike dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë të tjera në Kosovë, Sipas Selmanajt, janë ose në rrugë për t’u bërë parti, ose grupe drejt shkatërrimit.

“Në Kosovë e vetmja parti politike është LDK-ja, të tjerat ose janë në shkapërderdhje ose në rrugë për t’u bërë”, pohoi Selmanaj.

“PDK-ja është grup interesi. Në PDK i bën bashkë njerëzit interesi për t’u pasuruar pa zgjedhur mjete për të realizuar qëllimet. AAK-ja nuk do ekzistonte pa Haradinajn. Një parti politike që krejt potencialin e varë në një njeri s’mund quhet parti politike. Edhe parti krahinore po t’i them po më duket shumë”.

“Ndërsa Vetëvendosje është në rrugë të mirë për t’u bërë parti politike, sepse bashkë i ka bërë ideologjia. Tash mund të diskutohet nëse ideologjia është e duhura”, njofton Klan Kosova.

I pyetur për rritjen e madhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, Selmanaj pohoi se vota për VV-në s’ishte votë për programin e tyre, por erdhi si revoltë ndaj të tjerëve.

“Pjesa më e madhe për Vetëvendosjen ka qenë votë ndëshkuese, ose votë mllefi ndaj të tjerëve. Vota e VV-së nuk është votë e merituar”.