Selmanaj tregon përse Mustafa nuk mori pjesë në tryezë

Selmanaj tregon përse Mustafa nuk mori pjesë në tryezë

Sot u mbajt një tryezë politike e organizuar nga LDK ku ishin të ftuara të gjitha partitë politike Këtë takim e kishte kërkuar vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ftesën ua kishte dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë.

Mirëpo përveç mungesave të shumta të liderëve tjerë, as Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë takim.

Driton Selmanaj nga LDK deklaroi se Mustafa është kthyer në Kosovë, mirëpo ai ende nuk është i gatshëm në kapacitetin e tij të plotë që t’i kthehet angazhimeve në politikë, shkruan rtv21.tv.

Selmanaj shpreson që rikthimi i Mustafës në angazhimet politike është çështje ditësh, ndërsa për partitë tjera politike Selmanaj deklaroi se ka qenë vendim i tyre se kë e delegojnë, dhe se beson se partitë kanë dërguar përfaqësuesit e tyre më dinjitozë