Selmanaj e pyet Haradinajn: Ku i more paratë për të privatizuar tokat në Gllogjan

Selmanaj e pyet Haradinajn: Ku i more paratë për të privatizuar tokat në Gllogjan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shtruar pyetje në profilin e tij në Facebook, për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. E ka pyetur se ku i mori paratë për të privatizuar toka në fshatin e tij.

“Edhe këtë e dëgjova në Kuvend. Kryeministri Haradinaj thotë: i kam ble disa toka në Gllogjan në procesin e privatizimit me kërkesën e bashkëfshatarëve të mi, që mos me i lan të huajt me hy aty. Arsyeja e dytë sipas Haradinajt është se baba i tij paska punu aty sa ka qene fëmijë”, ka pyetur Selmanaj.

“Pyetja themelore është: Ku i more parat Kryeministër?!”.