Selimi: Vetëvendosje përkrah çdo ligj që forcon kapacitetin ushtarak

Selimi: Vetëvendosje përkrah çdo ligj që forcon kapacitetin ushtarak

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij ka mbështetur në vazhdimësi ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa po ashtu përkrah çfarëdo ndryshimi të ligjit që e forcon kapacitetin ushtarak të Kosovës.

“Edhe sot e themi se këto ndryshime kushtetuese duhet të ndodhin. E kemi mbështetur edhe cilindo ndryshim ligjor që ngritë kapacitetet ushtarake të Kosovës, që është e domosdoshme”, ka thënë Selimi në emisionin Rubikon të KTV-së.

Një projektligj i propozuar nga presidenti Hashim Thaci që për qëllim ka ndryshimin e misionit të FSK-së, që ta bëjë atë ushtri të Kosovës, ka ngjallur reagimin e ashpër të NATO-s dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Megjithatë, presidenti Thaci tha të merkurin pasdite se megjithë kundërshtitë, Kosova duhet që të formojë ushtrinë e saj.

Deri më tani, AAK ka mbështetur këtë projektligj, ndërsa një qëndrim zyrtar nuk është dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës./Insajderi.com