Selimi thotë se kisha ortodokse nuk duhet të ruhet e të respektohet

18.09.2016 21:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kisha ortodokse e cila ndodhet në kampusin universitar, është objekt "i kohës së mohimit të shkollës shqipe dhe si e tillë nuk duhet të ruhet".

Selimi thotë se kisha ortodokse nuk duhet të ruhet e të respektohet

Selimi ka thënë se kisha ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk meriton të respektohet.

“Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e tillë. Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit”, ka thënë Selimi.

Krahas Selimit, edhe partia në të cilën ai bën pjesë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që kjo kishë të mos ruhet nga institucionet kosovare, sepse sipas tyre, ajo është ndërtuar jashtëligjshëm nga regjimi autoritar serb në Kosovë. /Insajderi.com