Selimi: Të gjithë qytetarët duhet të ndihen të rrezikuar nga Specialja

Selimi: Të gjithë qytetarët duhet të ndihen të rrezikuar nga Specialja

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se Gjykata Speciale është e pa drejtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të rrezikuar nga ajo.

“Përderisa Gjykata Speciale është e padrejtë, do të duheshit të ndiheshit të rrezikuar edhe ju, edhe të gjithë qytetarët e Kosovë, në veçanti kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Po të kishte drejtësi, unë nuk do të ndihesha i rrezikuar. Nga padrejtësia rreziku vjen për të gjithë”

Selimi, në interviste për gazetën “Zëri” ka shtuar se nuk është ndier i rrezikuar asnjëherë nga drejtësia por siç ka thënë ai nga padrejtësia ndihet i rrezikuar edhe tani.

Ndër tjerash deputeti Selimi ka folur edhe për Demarkacionin me ç’rast ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtoj atë dhe  nëse kthehet në kuvend nuk do ta përjashtojmë mundësin e hedhjes së gazit lotsjellës, është shprehur Selimi.