Selimi sqaron edhe një herë pse nuk e voton Haradinajn si kryeministër

Selimi sqaron edhe një herë pse nuk e voton Haradinajn si kryeministër

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka diskutuar edhe një herë për qëndrimin e tij për mos votimin e Ramush Haradiajt për kryeministër. Sipas Selimit, miqësia me familjen Haradinaj do të vazhdojë, por thotë se do vazhdon t’iu qëndrojë besnik votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se kandidati i tij për kryeministër është Albin Kurti.

Statusi i plotë i Rexhep Selimit:

RIKUJTIM, JO REAGIM

Po dëgjoj diku-diku, neper disa emisione, komentime jo korrekte sa i përket qëndrimin tim ndaj Koalicionit PAN dhe kandidatit te tyre për Kryeministër Z. Haradinaj
Jo ne pak raste po vërej tendenca te përçarjes dhe poashtu tendenca qëllimkëqija te rrënimit te miqësisë mes meje dhe Familjes se respektuar Haradinaj.
Për “disa kureshtare” po e publikoj një pjese nga intervista ime e sotme ne “Epoka e Re” qe ka te beje me ketë teme. Nëse dikush e ka problem ketë qëndrim le ta thotë dhe le ta analizoje drejte.
Besoj se edhe vete Haradinaj e çmon qëndrimin tim parimor, ne ketë rast kundërshtues, ne lidhje me ketë teme.
Me poashtu po e publikoj përgjigjen time për ketë teme dhëne sot gazetës Epoka e Re.
“Epoka e re”:
Ju personalisht keni raporte të mira me familjen Haradinaj, veçanërisht me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të kaluarës. A do të ndikojnë këto raporte që ju ta votoni z. Haradinaj për kryeministër?
Si
Selimi:
Unë kam dhe shpresoj te kem gjithmonë raporte te mira miqësorë me Familjen Haradinaj. Por nuk do te thotë se miqësia te kuptohet si lojalitet politik ndaj njeritjetrit. Ne i kemi ekipet e ndara politike e poashtu edhe aleatet. Z. Haradinaj është kryetar i AAK-se dhe i ka zgjedhur me vetëdije aleatet e vet politike. Kjo është zgjedhja e tyre dhe une e pranoj si fakt.
Por unë jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i zgjedhur nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kam besimin e tyre dhe do t’ju qëndroj besnik votuesve te Lëvizjes Vetëvendosje! Une jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati im për Kryeministër është Albin Kurti. Unë nuk jam aksidentalisht ne Lëvizjen Vetëvendosje!
“EPOKA E RE”, 19 Korrik 2017