Selimi: Projektligji për ushtrinë i mungon koordinimi me aleatët  

Selimi: Projektligji për ushtrinë i mungon koordinimi me aleatët   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se klasa politike kosovare ka konsensus rreth transformimit të misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës por jo edhe konsensus në mes të Kosovës dhe aleatëve të saj.

Selimi ka thënë se këtij projektligji i ka munguar koordinimi me aleatet e Kosovës, madje për këtë çështje i ka munguar koordinimi edhe me serbët e Kosovës.

“Por edhe politizim, edhe dëmtim të procesit, nuk është në rregull. Në këtë iniciativë ka munguar koordinimi me NATO dhe SHBA. Ka munguar koordinimi me opozitën dhe ekspertët. Madje, ka munguar koordinimi edhe me serbët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Selimi, në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se buxheti i FSK-së është në limitet e mbijetesës dhe jo më tepër, duke shtuar se “askush deri më tani nuk ia ka ndaluar FSK-së që të pajiset me armatim dhe të jetë operacionale”./Insajderi.com