Selimi: Presim PAN-in sa të është nevoja, vetëm të marrin pjesë në seancë

Selimi: Presim PAN-in sa të është nevoja, vetëm të marrin pjesë në seancë

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se nëse do të ishim në rrjedhoja të kuvendit nuk do të ishim kështu siç jemi.

Ai  thotë se PAN duhet të merr pjesë në seancë sepse herët a vonë do të ballafaqohen me këtë fakt.

“As tavolinat e tjera as kafenetë nuk e zëvendësojnë Kuvendin. Do të doja që këtë debat ta bëja me ta këtu në kuvend” ka thënë Selimi.

Thotë se VV e LAA do ta presin PAN sa të jetë nevoja.

“Po të jetë nevoja i presim sot, nesër sepse një ditë do të ballafaqehoen me neve. Nuk do të doja që kushdo ta bënte qeverinë, që të ishte në kushtet e faktorëve antishtetëror”.

Ai edhe një herë i ka bërë thirrje PAN-it që të marrin pjesë në seancë.

“I thërrasim kolegët tanë që ta bëjnë atë që duhet dhe që iu takon”.