Selimi: Nuk kam koment për nivelin e ulët të Kadri Veselit

Selimi: Nuk kam koment për nivelin e ulët të Kadri Veselit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një bisedë për Insajderin ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, po fyen qytetarët e Kosovës, me ofendimet që po i bënë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit, raporton Insajderi.

Fillimisht Selimi është pyetur nga Insajderi për veprimet që VV do t’i ndërmarr pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Selimi ka thënë ende nuk ka ndonjë vendim, por që do të merren në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk merr veprime ad-hock, në mbledhjen e parë të Kryesisë e cila besoj se do të jetë shumë shpejtë, ne do të marrim vendimet që kanë të bëjnë qoftë me ato të demokracisë, me ato juridike apo me ato politike. Në momentin që ne po flasim VV nuk ka marrë ndonjë vendim dhe nuk kam asgjë çfarë të them për lexuesit e Insajderit”, ka thënë Selimi.

Më tej ai ka thënë se Veseli me fyerjet që po i bënë po i fyen qytetarët e Kosovës, duke refuzuar të komentoj për gjuhën e Veselit me arsyetimin për nivelin ulët të tij.

“Fyerjet më të mëdha që vijnë nga Veseli shkojnë në dy drejtime, ai fyen qytetarët e Kosovës nga pozita e tij sy kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe e dyta fyen inteligjencën e qytetarëve të Kosovës të cilët ai i vlerëson ndryshe. Qytetarët e Kosovës nuk janë siç ai mendon dhe aq më tepër nuk janë si ai. Nuk kam koment për nivelin e tij të ultë”