Selimi nuk e konsideron ultimatum “afatin 10 ditësh” të Pacollit

Selimi nuk e konsideron ultimatum “afatin 10 ditësh” të Pacollit

Paralajmërimin e Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se LDK dhe Vetëvendosje duhet të merren vesh brenda 10 ditëve për bashkëpunim në formimin e institucioneve deputeti i VV-së, Rexhep Selimi nuk e konsideron si ultimatum por si reagim ndaj bllokadës së PAN-it.

Selimi ka thënë se beson në partnerin me të cilin janë në koalicion, duke iu referuar kështu AKR-së.

“Behgjet Pacolli nuk ka dhënë ultimatum por po besoj që ka qenë reagim ndaj bllokimit që i ka bërë PAN-i formimit të institucioneve. AKR-ja është partner në Koalicionin LAA dhe mendoj se partneri e tyre të jetë funksional. Ne nuk e kemi kuptuar si ultimatum. Përkundrazi!”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk e merr si ultimatum angazhimin e AKR-së kundër bllokadës së PAN-it.

Për paralajmërimin e Pacollit për largim nga koalicioni, mbrëmë ka reaguar edhe LDK-ja. Zyrtarë të saj kanë thënë se kjo LDK i merr qëndrimet vet dhe se askush nuk mund të jap ultimatume dhe mësime se si të veprohet.