Selimi komenton deklaratën e Kurtit: Se kush është me Amerikën shikoni protestuesit

Selimi komenton deklaratën e Kurtit: Se kush është me Amerikën shikoni protestuesit

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili mbrëmë gjatë një diskutimi me protestuesit opozitar kishte thënë se “shqiptarët nuk e donë Amerikën”.

I nxitur nga reagimi i Melihate Tërmkolli, Selimi ka thënë se dihet botërisht kush është me Amerikën.

“Nëse doni ta dini kush është me Amerikën shihni qytetarët në shesh e nëse doni ta dini kush është me Rusinë shihni shefat e juaj në zyret e juaja”, ka thënë Selimi.

Ai ka komentuar edhe biografinë e Hashim Thaçit duke e cilësuar si “të rrejshme”.