Selimi: Emin Beqiri nuk duhet të jetë në krye të policisë

Selimi: Emin Beqiri nuk duhet të jetë në krye të policisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kritikuar ashpër eprorin e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqirin.

Selimi duke folur për arrestimin e tre deputetëve të Lëvizës Vetëvendosje në ‘Imazh’ ka thënë se Beqiri nuk duhet të jetë më në krye të policisë.

“Sot, Albini Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë në burg, ndërsa Emin Beqiri është ende ne krye të policisë edhe pse është pjese e skandalit ku numëronte paratë e ryshfetit”.

“E përmenda një emër por janë shume te tjerë si Beqiri që nuk duhet të jenë në poste të larta të policisë”, ka deklaruar Selimi.

Beqiri dyshohet se është i përfshirë në rastin e Qendrën për Avokim dhe Diplomaci, e njohur si QAD, Organizatë kjo e cila  dyshohet se mashtroi kosovarët përmes dhënies së grandeve bujqësore./Insajderi.com