Selimi e quan Haradinajn dhe Limajn, vagonë të Thaçit

Selimi e quan Haradinajn dhe Limajn, vagonë të Thaçit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka shkruar në Facebook, se tashmë nuk është befasi që AAK dhe Nisma të shkojnë së bashku me presidentin Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë, që do të mbahen në Bruksel.

Madje, ai nuk ka hezituar që këto dy parti ti quajë si “vagonë” të Hashim Thaçit, duke shtuar se për të qenë të tillë është krijuar edhe koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA)

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojnë prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin. Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, ka shkruar Selimi./Insajderi.com