Selim Pacolli: Shkollat profesionale janë të domosdoshme

Selim Pacolli: Shkollat profesionale janë të domosdoshme

Sot në një debat me të rinjtë e Prishtinës të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Selim Pacolli nga AKR, foli për nevojën e domosdoshme të shkollave profesionale në Kosovë.

Të rinjtë e Prishtinës sipas tij duhet të kenë mundësi që të ndjekin edhe shkolla profesionale sepse, sipas Pacollit, tregu i punës ende përballet me mungesë të stafit të trajnuar dhe profesioneve të caktuara.

Për shkollat profesionale Pacolli tha se në programin e tij parashihen alternativa të shumta që të rinjëve të Prishtinës të ju rriten njëkohësisht edhe mundësitë e punës.

Gjithashtu Pacolli theksoi edhe për mundësinë e bashkëpunimit me kompani të mëdha botërore, ku si qëllim ai përmendi kthimin e fokusit të këtyre kompanive tek të rinjtë e Prishtinës.

Në këtë mënyrë, sipas tij, të rinjëve të Prishtinës do tu hapen mundësi më të mëdha të realizimit të projekteve të tyre.