Selena Gomez thyen edhe një rekord në Instagram

Selena Gomez thyen edhe një rekord në Instagram

Ju kujtohet kur më parë lidhjet bëheshin publike në Facebook, tani kjo po ndodh në Insatgram. Postimi i një selfie të ëmbël me të dashurin e ri.

Sidoqoftë, bërja publike e lidhjeve në Facebook nuk ka sjellë as për së afërmi pëlqime sa fotoja e fundit e Selena Gomezit në Instagram me të dashurin e saj të ri, po ashtu këngëtar, the Weeknd.

Ka pasur thashetheme për takimet e tyre tash e disa muaj. Janë parë së bashku disa herë, ndërsa edhe Bella Hadid nuk po e ndjek më ish-të dashurin e saj, the Weeknd, në rrjetet sociale.

Pas postimit të një fotoje, edhe pse pa ndonjë përshkrim apo informatë për lidhjen e tyre, vetë pozimi i tyre tregonte gjithçka, shkruan Allure.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, fotoja e realizuar në festivalin e muzikës “Coachella” ka arritur të mbledhë 7 milionë pëlqime duke thyer kështu edhe një rekord personal.

Selena kishte pasur edhe rekordin e fotos më të pëlqyer në gjithë Instagramin pak kohë më parë, derisa mbretëresha Beyonce e kishte rrëzuar nga froni disa muaj më parë me foton e saj të shtatzënisë. Kjo foto e Beyonce kishte mbledhur rreth 10,9 milionë pëlqime./Insajderi.com