Selena Gomez ia vjedhin profilin e Instagramit

29.08.2017 12:58
Selena Gomez ia vjedhin profilin e Instagramit

Probleme në horizont për Selena Gomez, këngëtaren dhe aktoren e famshme të cilës i është vjedhur profili i Instagramit.

Sipas TMZ-së, kushdo që ka vjedhur profilin ka postuar menjëherë foto nudo të Justin Bieber, ish të dashurit të saj.

Një postim nga profili zyrtar i Selenës në Instagram u bë të hënën duke treguar tre foto të bëra nga paparacë të Bieber lakuriq me një diçiturë vulgare. Këngëtarja ka çaktivizuar profilin e saj në Instagram menjëherë pasi ai është vjedhur dhe është bërë një postim i tillë, raporton TMZ.