Sela: Mbetemi të fokusuar në reforma

Sela: Mbetemi të fokusuar në reforma

Në një konferencë për media pas takimit, Sela tha se me eurokomesarin Han, mes tjerash kanë diskutuar edhe për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve lokale. Ai tha se si pjesë e Qeverisë do të mbeten të përkushtuar në drejtim të reformave

“Folëm për situatën politike në vend, folëm për obligimet të cilat Qeveria do duhet t’i vazhdojë në drejtim të reformave të cilat i kemi marrë përsipër. Kuptohet që morëm sugjerime si një ndër pjesëtarët e Qeverisë, ashtu siç parashtruam edhe këndvështrimin tonë në lidhje me situatën në përgjithësi të krijuar, edhe politike, edhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve lokale.

Kuptohet që ne vazhdojmë të ngelemi të fokusuar si Aleancë për Shqiptarët në drejtim të reformave. Është shumë e rëndësishme që reformat e paralajmëruara sa i përket shtetit të së drejtës të nisim dhe t’i shohim, të bëhen të prekshme për qytetarët, sepse reformat vetëm atëherë kanë kuptim”, deklaroi Sela.