Ziadin Sela, deputeti shqiptar i cili u lëndua rëndë mbrëmë gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë, është jashtë rrezikut për jetë.

Deputeti Sela është jashtë rrezikut për jetë

Deputeti Sela është jashtë rrezikut për jetë

Ziadin Sela, deputeti shqiptar i cili u lëndua rëndë mbrëmë gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë, është jashtë rrezikut për jetë.

Përmes një postimi në llogarinë e Selës në Sela, shkruhet se situata e së enjtes mbrëma është fundi i një të keqe që po ndodh në Maqedoni.

“Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën. Falënderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tani e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh”.

“Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje… Fundi i pashmangshëm i saj”, shkruhet në faqen e Selës në Facebook.