Seks skandal në skuadrën e Effenbergut

Seks skandal në skuadrën e Effenbergut

Akuza të forta ndaj Paderbornit, klubit të Stefan Effenbergut. Sulmuesi Nick Proschëitz po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua ditën e fundit para se skuadra të largohej nga stërvitja dimërore që zhvilloi në Belek të Turqisë. Ai ka qenë gjithashtu i dehur dhe ka hequr pantallonat duke i treguar asaj organet gjenitale dhe prapanicën.

Gruaja ishte punonjëse e agjencisë “Match IQ” dhe kishte organizuar kampin stërvitor të skuadrës në Belek. Përveç kësaj, thuhet se Proschwitzi bashkë me disa lojtarë të tjerë kanë urinuar në pishinën e hotelit dhe nëpër korridoret e tij.

“Ju garantoj që nuk janë të vërteta”, tha drejtori sportiv i skuadrës, Michael Born.

Sipas tij, klubi ka dëgjuar për incidentin dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të marrë masa ndaj lojtarit.

“Por më parë duhet të vërtetohet gjithë kjo ngjarje”, ka shtuar ai.

Skuadra e Paderborn, bënë gara në ligën e dytë Gjermane, dhe ndodhët në mesin e tabelës, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e Bundesligës. Më parë për këtë skuadër janë paraqitur edhe futbollistë shqiptar si Alban Meha dhe Enis Alushi.