Sekretet e miqësores Turqi – Shqipëri

Sekretet e miqësores Turqi – Shqipëri

Një miqësore që vlen shumë. Luhet ndaj një rivali që, në letër, është i fortë dhe mund të tregojë realisht forcën e Shqipërisë.

Është ndeshja e parë në epokën “Panucci”, duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësisë së punës së Gianni De Biasit.

“Panorama Sport” ju sjell disa nga sekretet e miqësores që do të luhet sot në Antalia të Turqisë në orën 18:30.

Shqipëria dhe Turqia do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e dhjetë mes tyre. Aktualisht, në nëntë përballjet e luajtura turqit kanë 4 fitore, kundrejt 3 të shqiptarëve. Dy ndeshje kanë përfunduar barazim.

* Nëntë ndeshjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë pasur gjithmonë gola, me përjashtim të sfidës së luajtur në 27 marsin e vitit 1985, e cila përfundoi në barazim 0-0.

* Vetëm një ndeshje mes këtyre dy kombëtareve është luajtur në muajin nëntor. Bëhet fjalë për sfidën e 14 nëntorit në vitin 1971, e cila përfundoi 3-0 në favor të Shqipërisë.

* Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë 11 gola në përballjet me Turqinë. Këta janë autorët e golave: Përnaska (2), Bushi (2), Rraklli (2), Pano, Skela, Ziu, Halili dhe një autogol i Ceniter.

Kjo është ndeshja e pestë e Kristian Panuçit në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Deri tani ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. Sfida e sotme me Turqinë është e para miqësore për të.

* Trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka grumbulluar për herë të parë 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Astrit Ajdareviç, Kamer Qaka dhe Ylber Ramadani.

* Vetëm një lojtar i Kombëtares shqiptare aktivizohet në kampionatin turk (Osmanlispor). Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin, i cili mungon në këtë grumbullim për shkak të dëmtimit.

* Tre gola ka arritur të shënojë ekipi i Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit në 3 ndeshjet e mëparshme. “Goleadori” i tij është Odise Roshi, me dy gola.

* Armando Sadiku është golashënuesi më i mirë në aktivitet për Kombëtaren shqiptare. Ai ka shënuar 9 gola dhe, në rast se gjen rrjetën me Turqinë, do të barazojë Igli Taren (10 gola).

* Hakan Çalhanoglu është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren e Turqisë. Mesfushori i Milanit vlerësohet 20 milionë euro nga “transfermakt”. Turqia në total vlen 126 milionë euro. Por, lojtari i dytë më i shtrenjtë i ndeshjes së sotme mban veshur fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Elseid Hysaj, i cili vlerësohet 18 mln euro. Në total, kuqezinjtë vlejnë 54 milionë euro.

* Andi Lila është lojtari me më shumë prezenca nga ata që është i grumbulluar për këtë ndeshje. Mesfushori ka luajtur 66 herë, ndërsa pas tij renditet Berisha me 47 dhe Roshi me 46.

* Gjashtë lojtarë që gjenden aktualisht në grumbullimin e Kombëtares vijnë nga kampionatet italiane (Seria A dhe B). Nga Kategoria Superiore ka vetëm 2 lojtarë, Alban Hoxha (Partizani) dhe Sabjen Lilaj (Skënderbeu).

* Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Antalya Arena”, i cili ka 32.539 vende dhe aty zhvillon ndeshjet skuadra e Antaliasporit, ku trajner është braziliani Leonardo dhe kapiten Samuel Eto