Sekretari i VV-së jep detaje për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Sekretari i VV-së jep detaje për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Ismail Kurteshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer normalitet brenda partisë, pas një jave ku u zbuluan ndarjet mes anëtarëve.

Kurteshi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme anëtarët mund të paraqesin kandidimin e tyre për kryetar.

“Për pikën e shpalljes së zgjedhjeve të brendshme, asnjë delegat nuk ka qenë kundër, kurse për pikat e tjera, sikurse çdo herë tjetër, ka pasur edhe ndonjë kundër”, ka thënë Kurteshi. “Në afatin e paraparë me ligj, që është fundi i shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kryetarin e ri”.

“Me këto zgjedhej ne besoj se vetëm do të avancojmë si një subjekt i bashkuar dhe si subjekti më i madh politik në vend”, deklaroi Kurteshi. /Insajderi.com