Sekretari i NISMA-s sqaron pse Krasniqi e Shala u takuan me Grabovcin

Sekretari i NISMA-s sqaron pse Krasniqi e Shala u takuan me Grabovcin

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë se në mënyrë të rastësishme gjatë ditës së sotme, ai së bashku me kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi dhe deputetin nga radhët e po kësaj partie, Haxhi Shala, janë takuar me Adem Grabovcin, deputet nga radhët e PDK-së, në një prej hoteleve të bregdetit të Durrësit.

Sipas Sherifit, Grabovci ka qenë ai i cili iu është bashkuar në tavolinë zyrtarëve të NISMA-s, deri sa këta të fundit kanë qenë duke u shërbyer me pije.

“Ai ka ardh të tavolina ku ne kemi qenë duke pirë kafe. Kaq asgjë tjetër”, ka thënë Sherifi për “Gazeta Blic”.

I pyetur se a kanë biseduar më të lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, inciativë kjo e NISMA-s, Sherifi mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk kanë diskutuar asgjë rreth politikës.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave në hotelin ku ka ndodhur ky takim, ka qenë i pranishëm edhe lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj i cili së bashku me zyrtarët e kësaj partie qëndroi mbrëmë aty.