Sekretari i mundshëm amerikan ishte kundër pavarësisë së Kosovës

“Mendoj se është e rrezikshme nëse kjo pavarësi njihet nga SHBA-ja dhe shumë vende të Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se është vendim që ka të bëjë me një jetë më të mirë, por ka rrezik të rritjes së ekstremizmit islamik që vjen nga e gjithë bota”, ka thënë Bolton në intervistën e vitit 2008, disa javë para se vendi të shpallte pavarësinë me 17 shkurt.

Sekretari i mundshëm amerikan ishte kundër pavarësisë së Kosovës

Kishin mbetur edhe disa javë para se Kosova deri atëherë nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të shpallte Pavarësinë, dhe në Washington ishte hapur një debat i madh.

Fakti që Amerika, ishte vendosur qartazi në krahun e Kosovës që kërkonte pavarësi, personalitete të rëndësishme në politikën amerikane, ishin quar kundër këtij vendimi.

Një nga ta ishte edhe John R.Botlon, ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara nën administratën e George W.Bush, nga viti 2006 deri në vitin 2008.

Bolton, pas fitores së Donald Trump është emri më i përfolur për t’u emëruar si sekretar shteti.

Dhe nëse ky del të jetë vendimi, Kosova nuk është pikë e fortë e Bolton.

Në një intervistë të dhënë për televizionin publik rus, RT, disa javë para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj, Bolton ishte kundër.

“Ka qenë e kuptueshme kërkesa e Kosovës për liri në kohën e regjimit të Millosheviqit, por sot Serbia është duke u ballafaquar me krijimin e kushteve për një shoqëri demokratike, dhe është një sinjal i tmerrshëm, që vendi të ndahet, ani pse procesi për këtë gjë është duke shkuar në atë drejtim”, ka thënë  Bolton.

Madje ai thoshte se nëse Kosova shpallë pavarësinë, rreziku për ekstremizëm islamik është i lartë.

“Mendoj se është e rrezikshme nëse kjo pavarësi njihet nga SHBA-ja dhe shumë vende të Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se është vendim që ka të bëjë me një jetë më të mirë, por ka rrezik të rritjes së ekstremizmit islamik që vjen nga e gjithë bota”, ka thënë Bolton në intervistën e vitit 2008.

Ai parashikonte destabilitet në rast se Kosova shpallë pavarësinë.

“Nuk mendoj që (pavarësia v.j) nuk do të rezultojë në stabilitet në Ballkan, mendoj se do të jetë e kundërta, do të rris mundësinë për destabilitet”, thotë Bolton në këtë intervistë, raporton Insajderi.

Ai kishte bërë thirrje për koordinim të SHBA-së dhe Rusisë sa i përket Kosovës, që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të kuptojnë se nuk mund t’i arrijnë synimet e tyre.

“Por është gabim që SHBA-ja po i lejon Kosovës që të mos lëkundet nga kërkesat e veta”, kishte thënë Bolton./Insajderi.com