Sekretari i Ligës së Botës Islame viziton Kosovën

Sekretari i Ligës së Botës Islame viziton Kosovën

Sekretar i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, sot do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës, ku do të takohet me myftiun Naim Tërnava.

Takimi mbahet në ora 10:00 në selinë e Kryesisë së BIK në Prishtinë, kurse, pas takimit dy liderët u drejtohen medieve.

Delegacioni i Ligës së Botës Islame nga Arabia Saudite do të vizitojë edhe qytetin e Prizrenit.