Sekretari i ligës Islame: Turp që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën

Sekretari i ligës Islame: Turp që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa

Thaçi ka thënë se Kosovë është shumë mirënjohëse për lobimin e shteteve anëtare të Oraganizatës së Bashkëpunimit Islamik, për Kosovën.

“Duke marrë parasysh ndikimin e veçantë që shteti saudit ka tek shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, organizatë kjo që ka në radhët e saj 57 shtete anëtare, Republika e Kosovës ju është shumë mirënjohëse për përpjekjet e vazhdueshme të lobimit tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-it, që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë presidenti Thaçi

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se është turpëruese që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që, sipas tij, ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën.