Sekretari i Kuvendit nuk e sqaron situatën e krijuar

Sekretari i Kuvendit nuk e sqaron situatën e krijuar

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, duke mos sqaruar rrethanat e krijuara në Kuvend, ka deklaruar se nuk e di se a do të ketë seancë.

Kurse, lidhur me atë se a kishte të drejtë Mikullovci ta mbyllë seancën, ai tha se nuk dëshiron të paragjykojë.

Pas propozimit të PAN-it që seanca të shtyhet për dy orë, propozim ky që nuk kaloi, Mikullovci kërkoi që koalicioni PAN të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, dhe në momentin që kjo nuk ndodhi, ai ndërpreu seancën, edhe përkundër faktit që sekretari kërkonte që seanca të mos mbyllet.