Sekretari amerikan thyen traditën, refuzon të shtrojë iftar në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan thyen traditën, refuzon të shtrojë iftar në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i Shtetit amerikan, Rex Tillerson ka refuzuar një kërkesën për të organizuar një ngjarje për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të ShBA-së. Refuzim ky që ka thyer traditën e dy partive republikane dhe demokrate, për gati 20 vjet.

Që nga viti 1999, sekretarët republikanë dhe demokratë të shtetit kanë organizuar gjithmonë një darkë ose iftar në ditën e fundit të agjërimit, që shënon edhe festën e Fitër Bajramit, shkruan Reuters.

Tillerson ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Departamentit të Shtetit të Fesë dhe Çështjeve Globale për të organizuar një darkë si pjesë e festimeve të Ramazanit, kanë thënë dy zyrtarë të SHBA-së të cilët refuzuan të identifikoheshin sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

“Refuzimi i kësaj kërkesës, lë të kuptohet se nuk ka plane të organizoj ndonjë gjë të profilit të lartë në Departamentin e Shtetit për myslimanët”, janë shprehur ata.

Reuters ka pyetur zëdhënsin e Departamentit të Shtetit për të komentuar refuzimin e Tillerson për të organizuar në natën e Bajramit një darkë në Shtëpinë e Bardhë, ku ka thënë se ne jemi duke u munduar që të respektojmë festën e Fitër Bajramit.

“Ne po vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për respektimin e Bajramit, i cili shënon fundin e muajit të Ramazanit. Ambasadorët e SHBA janë të inkurajuar që të festojnë Ramazanin përmes një sërë aktivitetesh që mbahen çdo vit në misionet anembanë botës”, tha ai

Aktivistët myslimanë kanë akuzuar administratën e Presidentit Donald Trump se ka një qëndrim jo miqësor ndaj Islamit, nga përpjekjet e saj për të ndaluar qytetarët e disa vendeve me shumicë myslimane për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. /Insajderi.com